50 milionë euro tundojnë Zidanen, Premierliga target

Pista për stolin e Francës ka dështuar dhe tashmë Zidani ka kthyer vështirimin nga klubet europiane.

Francezi është një emër mjaft i dëshiruar nga klubet më në zë të Europës, të cilat tashmë kanë mundësinë e madhe për ta ulur në krye të pankinës.

Gazetari Edoardo Inda bën me dije se Chelsea ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh, që kanë nisur të tundojnë 49-vjeçarin.

Nëse një kontratë mes palëve do të arrihej, atëherë Armando Broja do të kishte mundësinë e madhe në karrierë të stërvitej nga një prej ish-futbollistëve dhe trajnerëve më të mëdhenj të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *