Pas humbjes nga Brighton (3:0), Liverpool është në vendin e nëntë në Premier League me 28 pikë nga 18 ndeshje, shumë larg luftës për titullin kampion në të cilën ishte në pjesën më të madhe të epokës të Jurgen Klopp. Për këtë arsye strategut gjerman i duhet të dëgjojë gjithnjë e më shpesh pyetjet për të ardhmen e tij dhe tani ka vendosur t’u përgjigjet atyre.
“Ose do të ndryshojë pozicioni i trajnerit ose do të ndryshojnë shumë gjëra të tjera. Pra, unë nuk do të largohem nëse dikush nuk më thotë kështu. Kjo do të thotë se në një moment ne duhet të ndryshojmë gjëra të tjera”, tha Klopp, por gjithashtu paralajmëroi se nuk do të ndodhë menjëherë.
“Ne do të shohim, por kjo është diçka për të ardhmen, për verën, për shembull. Jo tani. Kam hapësirë dhe kohë për të menduar për këtë. Por ne duhet të luajmë futboll më të mirë tani”, përfundoi ai.