Manchester United – Manchester City, sot zhvillohet super derbi në Premier League

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante vjen sot në Premier League.

Derbi i Manchesterit zhvillohet sot me fillim nga ora 13:30.

Manchester United dhe Manchester City do të përballen në ‘Old Trafford’, me ndeshjen që pritet të jetë fantastike.

City renditet në vendin e dytë me 39 pikë, kurse United momentalisht është në vendin e katërt me 35.

Mënyra se si vijnë skuadrat, forma e mirë dhe pozicionet e afërta në renditje e bëjnë një nga derbit më specialë dhe më të shumëpritur të viteve të fundit. Do të jetë përballja e 189-të në historinë e jashtëzakonshme të dueleve mes njëra-tjetrës.

Ja formacionet e mundshme:

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Eriksen; Antony, Fernandes, Rashford; Martial

Manchester City: Ederson; Walker, Akanji, Laporte, Ake; De Bruyne, Rodri, Bernardo; Mahrez, Haaland, Grealish

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *