Chelsea ka pësuar humbje përballë Fulhamit me rezultat 2:1.
Një humbje e hidhur derisa ishte një debutim, zhgënjyes nga përforcimi i ri Joao Felix.
Ai u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.
Chelsea kështu nga minuta e 58-të luajti me një lojtar më pak dhe kjo sigurisht që ndikoi në këtë humbje që vërtet ishte zhgënjyese.