E pabesueshme te PSG, Messi dhe Neymar kundër tifozëve: Ja çfarë ka ndodhur

PSG i është kthyer kampionatit me një fitore kundër Angers, duke gjetur përsëri edhe Neymar me Messi-n (i kthyer nga Botërori me gol). Megjithatë, jo gjithçka shkon mirë te klubi parisien me dy yjet që janë larguar menjëherë nga fusha pas përfundimit të ndeshjes.

Një gjest i vënë re dhe i kritikuar nga tifozë të ndryshëm, që e kanë pritur në mënyrë triumfale kthimin e kampionit argjentinas. Duket se ka një arsye për këtë “prishje” mes Neymar, Messi dhe tifozëve.

Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, Neymar dhe Messi nuk e kanë gëlltitur pritjen e vrazhdë që kanë marrë në atë mbrëmje të 13 marsit 2022, kur është luajtur në Parkun e Princave ndeshja kundër Bordeaux.

Në atë rast, Paris Saint-Germain sapo ishte eliminuar nga Champions League, pas një rmbysje të pabesueshme të Real Madrid në ndeshjen e kthimit.

Tifozët zgjodhën ndeshjen e kampionatit të luajtur në shtëpi për të shprehur të gjithë zemërimin e tyre, duke u shprehur ashpër pikërisht kundër Neymar-it dhe Messi-t, të cilët janë fërshëllyer në çdo prekje të topit.

Ndërsa ka marrë shumë duartrokitje Mbappe në atë ndeshje. Kanë kaluar dhjetë muaj nga ajo mbrëmje, por dy kampionët duket se nuk i kanë harruar fërshëllimat dhe duket se kanë zgjedhur të mos kenë asnjë marrëdhënie me tifozët e PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *