Zbulohet rroga e re e Rrahmanit, pas vazhdimit të kontratës

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u rikthye në fushë te Napoli pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushës për një kohë të gjatë. Pavarësisht kësaj ai bindi drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës.

Mediat italiane raportojnë se aktualisht, përfaqësuesi kosovar paguhet 1,8 milionë euro në vit.

E me kontratën e re, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës do ta ketë rrogën vjetore 2,5 milionë euro.

Trajneri Luciano Spalletti e sheh Rrahmanin si lider të mbrojtjes, mbi të gjitha pas largimit të Kalidou Koulibalyt.

Pra, Napoli po e vlerëson kontributin e Rrahmanit, duke e shpërblyer atë me një kontratë më të majme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *