Fotoja me “like” rekord, Messi pozoi me kopjen e trofeut

Mbrëmja e 18 dhjetorit në “Lusail Iconic Stadium” do të mbahet mend përgjithmonë për faktin se Lionel Messi u shpall kampion bote me Argjentinën, një triumf që e përfshiu përfundimisht në klubin e më të mëdhenjve (Pele, Maradona).

Kapiteni i bardhekaltërve ishte “ylli” i madh i mbrëmjes: fillimisht në fushën e blertë, me dy gola të shënuar gjatë 120 minutave (një me 11-metërsh) dhe me penalltinë e saktë në momentet finale. Më pas ishte figura kryesore gjatë festimeve, që “njollosen” në njëfarë mënyre nga një zbulim i fundit.

Siç raporton “Clarin”, fotografia e publikuar në llogarinë zyrtare të Messit, e cila e tregon atë duke e ngritur Kupën e Botës drejt qiellit (regjistroi rekordin e pëlqimeve të marra në historinë e Instagramit), në fakt është thjesht një kopje e trofeut, krejtësisht identike me origjinalin.

Një punë e realizuar me mjeshtëri nga një çift fansash argjentinas, Paula Zuzulich dhe Manuel Zaro. U deshën gjashtë muaj për të krijuar një kopje identike të trofeut, i bërë me rrëshirë dhe kuarc nga brenda dhe e veshur nga jashtë me një bojë shumë të ngjashme arin.

Me pak fjalë, “Pleshti” pozoi për disa kohë me kopjen e origjinalit, përpara se Angel Di Maria t’i zbulonte “detajin”. Por fotografia e famshme ishte shpërndarë në të gjithë botën nëpërmjet rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *