Zbulohet trajneri që ka grumbulluar më së shumti fitore në vitin 2022

Specialistët e uebsajtit “Transfermarkt” vazhdojnë të përmbledhin rezultatet e vitit kalendarik të përfunduar.

Këtë herë ata renditën 5 trajnerët më të mirë të ligës evropiane sipas fitoreve në të gjitha garat në vitin 2022.

Në krye të listës është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. Ai festoi 43 fitore në 60 ndeshje.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i dyti me 37 fitore në 53 ndeshje.

Po aq fitore ka edhe trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, por ka qenë në vendin e tretë, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë.

Top 5 përfshin gjithashtu trajnerin e PSG-së, Christophe Galtier (32 fitore në 46 ndeshje) dhe timonierin e Barcelonës, Xavi (31 fitore në 50 ndeshje).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *