Nuk ka fitues në derbin Barcelona-Espanyol. Sfida e luajtur në “Camp Nou” përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që dy skuadrat katalanase e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë.
Tensioni nuk mungoi, teksa arbitri Lahoz akordoi 16 kartonë në total!
Marcos Alonso zhbllokoi takimin në minutën e 7’ duke kaluar në avantazh Barçën, por një penallti riktheu baraspeshën në minutën 73’. Joselu goditi saktë dhe nisi festën me shokët e tij.
Më pas dy kartonë të kuq: Jordi Alba (78’) për vendasit dhe Vinicius Soza (80’) për Espanyolin, ndërkohë që i kuqi për Cabreran u anulua me ndihmën e VAR-it.
Barcelona rriti presionin dhe kërkoi golin e fitores, por portieri Alvaro Fernandez kreu dy pikë fantastike ndaj Christensen dhe Leëandoëskit, duke i dhuruar një pikë të artë ekipit të tij dhe duke gëzuar Realin, që ndan kreun e renditjes bashkë me Barçën.