Ekipet e Premierligës dhe La Ligës në garë për Amrabat

Sofyan Amrabat befasoi botën me paraqitjen e saj gjatë Kupës së Botës në Katar.

Lojtari i Fiorentinës ka fituar vlerë në Botëror dhe shumë ekipe janë duke monitoruar.

Sipas raportimit të ‘Gazetta dello Sport’, 4 skuadra janë të interesuara për të nënshkruar me marokenin.

Ekipet e dy ligave të mëdha evropiane janë në garë për mesfushorin.

Liverpool dhe Tottenham Spurs të Conte po ndjekin lojtarin, me ekipin londinez që kryeson garën për të fituar Sofyan.

Përveç kësaj, ata shtojnë se situatën e lojtarit po e ndjekin edhe Atletico Madrid dhe Sevilla.

Do të jetë e vështirë për ta larguar nga Firence, me një vlerë prej 45 milionësh dhe me kontratë deri në vitin 2025, ofertuesit do të duhet të bëjnë një përpjekje të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *