Surpriza e Serie A, Kvaratskhelia: Napolin nuk e ndërroj me asnjë

Khvicha Kvaratskhelia është shndërruar në një nga lojtarët më të vlerësuar të Serie A, pavarësisht se po luan vetëm sezonin e parë në Itali. Talenti gjeorgjian që aktivizohet me Napolin së fundmi thekson se nuk e mendoi dy herë kalimin në Serie A, në momentin që të kaltrit i bënë ofertë pasi sipas tij, drejtuesit axurrë e ndiqnin prej dy vitesh.

“Napoli më vëzhgonte prej dy vitesh dhe unë isha jashtëzakonisht i lumtur që një skuadër e madhe po interesohej për mua. Prisja me padurim të vishja fanellën e Napolit edhe për faktin që në skuadër ka lojtarë të mrekullueshëm dhe kur shihja ndeshjet e tyre, e dija se mund të adaptohesha shumë mirë me lojën që aplikonin. Tani ja ku jam, ndjeja edhe interesin e skuadrave të tjera, por në momentin që kuptova interesin e Napolit, pranova pa asnjë dyshim. Doja të luaja me Napolin”.

Në vijim të intervistës për DAZN, gjoergjiani pyetet edhe në lidhje me Messin dhe Ronaldos, duke theksuar se ai gjithnjë do të jetë një tifoz besnik i CR7.

“Numri 77 që mbaj në fanellë nuk ka një shpjegim të veçantë, mua më pëlqen 7-ta, edhe sepse është numri i Ronaldos. Sa i takon duelit Messi-Ronaldo, kam thënë gjithnjë se është e vështirë t’i ndash por vlerësoj shumë Ronaldon. Ai ka pasur një kundërshtar si Messi, por sërish është shfaqur në të njëjtin nivel. Ronaldo është i kompletuar dhe do të jem gjithnjë një tifoz i tij. CR7 për mua është Curry i futbollit, që fëmijë bëj tifozllëk për të dhe përsa kohë të jetë pjesë e lojës, unë do të jem me Ronaldon”, u shpreh Kvaratskhelia./ss

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *