Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është aktivizuar për Galatasarayn nga minuta e parë deri pak para fundit në fitoren kundër Istanbulspor AS, takim që i takoi javës së 15-të në elitën e futbollit turk.
Galatasaray fitoi 2:1 ndaj Istanbulsporit, me Rashicën që zhvilloi 75 minuta lojë.
Rashica u largua nga fusha duke ia liruar vendin bashkëlojtarit të tij Demir.
Për aq minuta sa ishte në fushë, Milot Rashica u vlerësua me notën 6.5 nga uebsajti i specializuar i vlerësimeve “WhoScored.com”.
Me këtë fitore Galatasaray renditet i pari në krye të tabelës me 30 pikë, një më shumë se rivali i përbetuar Fenerbahce.