Pas shumë e shumë vitesh në kërkim, Argjentina e ka fituar Kupën e Botës “Katar 2022”, duke triumfuar në finale kundër Francës vetëm pas penalltive.
Kombëtarja nga Amerika e Jugut triumfoi 4:2 pas penalltive, pasi 120 minutat e takimit u mbyllën 3:3.
Përpos këtij trofeu që është më i rëndësishmi në futboll, Argjentina do të arkëtojë edhe 40 milionë euro, teksa Franca rreth 30 milionë euro.
Kroacia që përfundoi në vendin e tretë 27 milionë, teksa Maroku, në vendin e katërt 23 milionë euro.
Ky është trofeu i tretë i Kupës së Botës në histori për Argjentinën, ndërsa i pari për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.