Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes finale në Kupën e Botës ndërmjet Argjentinës dhe Francës.
Lionel Messi me bashkëlojtarë janë në avantazh 2:0 kundër Francës në stadiumin “Lusail Iconic” në Katar.
Baraspesha në rezultat zgjati deri në minutën e 23-të kur Lionel Messi u tregua i saktë nga penalltia.
13 minuta më vonë, Angel Di Maria konkretizoi me gol një kundërsulm të shpejtë të Argjentinës.
Kombëtarja nga Amerika e Jugut ishte superiore ndaj kampionëve në fuqi të botës thuajse në të gjitha aspektet në 45 minutat e para të lojës.
Franca e Kylian Mbappes nuk e ka regjistruar as edhe një goditje në portën e Argjentinës.