Kampionatit Botëror “Katar 2022” do t’i vije fundit sot me finalen e madhe që zhvillohet në mes Argjentinës dhe Francës.
Stadiumi “Lusail Iconic” është arena e përballjes së madhe finale në Kupën e Botës me fillim nga ora 16:00.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe gjithë krerët e federatave të UEFA-s presin që titulli i Kampionatit Botëror të mbetet në Evropë, pra te Franca.
Ademi ka ndarë një fotografi të përbashkët me presidentët e federatave të UEFA-s në Facebook.
“Presidentët e federatave të UEFA-s presin që titulli i kampionit botëror të mbetet në Evropë”, ka shkruar Ademi.
Argjentina erdhi në finale pas fitores 3:0 kundër Kroacisë, ndërkaq Franca siguroi finalen e dytë rresht pas triumfit kundër Marokut 2:0.