Topi i artë i Botërorit, a do ta ndjekë Messin dhe Mbappen mallkimi i tij

Çmimi që ka fituar këtë trofe nuk ka shkuar të skuadra fituese në turnetë e fundit

Topi i Artë i Botëror i jepet futbollistit më të mirë të garës. Në Katar 2022, ka disa garues për këtë çmim, përfshirë Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann. Megjithatë, Botërorët e fundit kanë treguar se ky çmim nuk shkon të fituesi i Botërorit.

Finalja e së dielës ndoshta mund ta thyejë këtë mallkim i cili është duke vazhduar prej Botërorit, France 1998.

Botërori “Francë 1998” – Ronaldo

Pavarësisht humbjes 3-0 nga Franca, Ronaldo i Brazilit u votua si futbollisti më i mirë i garës. Ai shënoi tetë gola në shtatë ndeshje, i dyti pas Just Fontaine dhe Gerd Muller që kishin shënuar më së shumti gola në një Botëror të vetëm.

Botërori “Koreja – Japonia 2002” – – Oliver Khan

Çmimi në 2002 shkaktoi shumë polemika. Oliver Khan ishte fituesi duke ju falënderuar disa pritjeve decisive gjatë garës. Megjithatë, ishte Ronaldo i cili impresionoi në finale, duke shënuar dy gola, një nga një gabim i gjermanit. Megjithatë, portieri i Bayern Munchenit e arriti reputacionin e tij.

Botërori “Gjermania 2006” – Zinedine Zidane

Për herë të tretë rresht, fituesi i Topit të Artë shkoi të vendi i dytë. Zidane e fitoi çmimin pasi që pati një turne të madh, edhe pse përfundoi në mënyrë tepër mizore për të. Botërori i tij do të mbahet mend për goditjet me kokë që bërë në Marco Materazzin, gjë që bëri që ai t’i thotë lamtumirë garës.

Botërori “Afrika e Jugut 2010” – Diego Forlan

Më 2010, kampionit prapë nuk ju dha shpërblimi për Topin e Artë, madhe as vendit të dytë. Në këtë garë, çmimi shkoi për Diego Forlan, i cili përfundoi i katërti me Uruguai. Pesë golat e tij që ai shënoi për skuadrën nga Amerika e Jugut ishin vendimtar, derisa ata ishin afër për ta fituar Botërorin për herë të tretë.

Botërori “Brazili 2014” – Lionel Messi

Deri me sot, ndoshta humbja më e dhimbshme në karrierën e Lionel Messi. Derisa ai ëndërronte Botërorin, Gotze dhe Gjermania e tij e fituan atë. Ngushëllim për Messi ishte se ai ishte MVP-ja i garës, një gjë që shumë njerëz nuk e kuptonin në atëkohë, pasi që mendohej se është dashur t’i jepet një futbollisti gjerman.

Botërori “Rusia 1018” – Luka Modric

Pavarësisht së Mbappe, Pogba dhe Griezmann kishin një tjetër Botëror të madh, Topi i Artë në Rusia 2018 shkoi të Luka Modric. Kroati ishte më vendimtar për Kombëtarën e tij në udhëtimin e saj në finale, një gjë që ishte e paimagjinueshme para garës. Modric ishte më i miri atë vit pasi që pati suksese si me klubin ashtu edhe me Kombëtaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *