Aro Muric i jashtëzkaonshëm, pret një tjetër penallti në fitoren e Burnleyt

Arijanet Muric ka vazhduar me ndeshje fantastike në Championshipin anglez me fanellën e Burnleyt.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është padyshim ndër portierët më të mirë në Championship dhe ka shkëlqyer me Burnleyn.

Në kuadër të xhiros së 23-të, Burnley ka marrë tre pikë të mëdha, pasi ka mposhtur Middlesbrough me rezultat 3-1.

Aro ishte ndër lojtarët me notën më të lartë në ndeshje, pasi në minutën e fundit të ndeshjes tregoi edhe njëherë se është specialist në pritjen e penalltive.

Mysafirët fituan një 11 metërsh, derisa Aro u tregua më i suksesshëm se Chuba Akpom duke i pritur penalltinë.

24-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion me Burnleyn duke pranuar 23 gola, derisa në shtatë ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *