Thaqi konfirmon bisedimet me skuadrën e madhe të Superligës

Ish-trajnerin i skuadrës së Malishevës, Arsim Thaçin shumë shpejtë mund ta shohim të angazhuar në një skuadër tjetër të Superligës së Kosovës.

Ai është në bisedime me kampionin vjeshtor të Superligës së Kosovës, Dritën e cila është pa trajner që prej shkarkimit të Ardian Nuhiut, raporton KosovaPress.

Bisedimet me skuadrën nga Gjilani i ka konfirmuar vetë trajneri në një përgjigje për KosovaPress.

“Po, me drejtuesit e Dritës jam takuar dhe kemi biseduar. Për zhvillime të reja do të flasim në të ardhmen”, ka thënë shkurtimisht Thaçi për KosovaPress.

Drita është në kërkim të një trajneri të ri me të cilin do të vazhdojë luftën për titull të kampionit në këtë edicion.

Ata e mbyllën sezonin vjeshtor në vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *