Argjentinë – Francë, finalja e madhe e Botërorit “Katar 2022”

Argjentina dhe Franca janë dy kombëtaret që do të ballafaqohen në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022” më 18 dhjetor.

Kombëtarja e Francës u kualifikua në finale të Kupës së Botës, duke triumfuar në gjysmëfinale kundër Marokut.

“Gjelat” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 ndaj marokenëve, me nga një gol për secilën pjesë.

Në anën tjetër, Argjentina të martën mbrëma fitoi 3:0 kundër Kroacisë duke siguruar “biletën” për në finale pas tetë vjetësh.

Kujtojmë se Franca në Botërorin e kaluar u shpall kampione e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *