Mediumi francez: Dy mungesa të mëdha për kombëtaren franceze në ndeshjen ndaj Marokut

Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano nuk do të startojnë sonte me kombëtaren e Francës. Mesfushori dhe qendërmbrojtësi, të sëmurë, nuk kishin marrë pjesë në stërvitjen kolektive të së martës në prag të ndeshjes.

Youssouf Fofana dhe Ibrahima Konate zëvendësojnë dy lojtarët në formacionin titullar të “Blues”.

Këto janë të vetmet ndryshime nga ndeshja kundër Anglisë, sipas L’Equipe.

Ky pritet të jetë formacioni i Francës:

Franca: Lloris – Koundé, Varane, Konaté, T. Hernandez – Griezmann, Tchouaméni, Fofana – Dembélé, Giroud, Mbappé.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *