Fundi i një epoke | Modriq mes emocioneve e mbyll Botërorin e fundit në karrierë

Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”.

Kjo Kupë e Botës sipas të gjitha gjasave do të jetë e fundit për mesfushorin legjendar kroat, Luka Modriq i cili u paraqit në ndeshjen e sotme.

Ylli i Kroacisë u zëvendësua në minutën e 81-të, duke ia lënë vendin Majerit.

Modriq gjatë largimit nga fusha dhe qëndrimit në stol deri në përfundim të ndeshjes u pa mes emocionesh.

Mëposhtë mund të shikoni disa nga pamjet ku Modriq shihet i emocionuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *