Van Gaal jep dorëheqje nga detyra e tij si trajneri i Holandës

Holanda arriti që me golin e Weghorst ta shtyejë ndeshjen në vazhdime, por nuk arriti që ta shmang eliminimin pasi u mposht në penallti nga Argjentina.

Pas këtij eliminimi, trajneri i Holandës, Van Gaal ka lajmëruar se po tërhiqet nga detyra e tij si i pari i “Tulipanëve”.

“Nuk do të vazhdoj si përzgjedhës i kombëtares. Ka qenë ndeshja ime e fundit në këtë funksion në mandatin tim të tretë. Ndihem shumë krenar. Nuk ndihem që kam humbur. Po e lë një grup shumë të mirë lojtarësh dhe një skuadër shumë të lidhur ngushtë dhe teknike”.

Nuk do të vazhdoj më. Ne luajtëm 20 ndeshje dhe nuk humbëm asnjë. Ne ishim ekipi i vetëm i pamposhtur me Anglinë. Nuk u mundëm as sot. Ishin vetëm penallti”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *