Cristano Ronaldo ka qenë një magnet debatesh e diskutimesh në botën e futbollit.
Niveli i tij duket se nuk po i përgjigjet më egos së madhe që e karakterizon, duke sjellë situata të pakëndshme në karrierën e tij.
Pas Ten Hagut, edhe trajneri Santos vendosi ta ulte në stol, për t’i treguar se në ekip është ai që merr vendimet. Shkak ishte pakënaqësia që Ronaldo i shfaqi në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.
Në sfidën e sotme kundër Zvicrës, Ronaldo u fut në fushë në pjesën e dytë, pa mundur të jetë protagonist në lojë, por duke qenë absolutisht qendra e vëmendjes pas saj. Lojtarët portugezë janë grumbulluar në fushë për të përshëndetur tifozët dhe për të festuar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Ronaldo ka refuzuar t’u bashkohet.
Sulmuesi 37-vjeçar është veçuar nga grupi dhe ka përshëndetur tifozët përpara se të largohej direkt për në dhomën e zhveshjes. Veprimi i tij menjëherë ka hapur polemika, teksa është thënë se ai refuzoi të festojë dhe t’i përshëndet tifozët. Për më shumë nqiqeni pamjet më poshtë.
Cristiano Ronaldo applauding the Portuguese fans after the game.
But again the ‘media’ make up lies. pic.twitter.com/vGkYWIuio3
— TC (@totalcristiano) December 6, 2022