Kompletohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Botës

Portugalia ishte kombëtarja e fundit e cila e siguroi biletën drejt fazës së çerekfinales së Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Pasi që eliminoi Zvicrën duke e shkatërruar me rezultat 6:1, Portugalinë në çerekfinale e pret Maroku, që sot e eliminoi Spanjën 3:0 në penallti.

Portugalia kundër Kombëtares së Marokut është çifti i fundit i çerekfinales së këtij Botërori, ndërsa më poshtë mund të gjeni të gjitha çiftet e çerekfinales së këtij turneu.

Kroacia – Brazili

Holanda – Argjentina

Franca – Anglia

Maroku – Portugalia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *