Franca që është kampion bote ne fuqi është kualifikuar në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij kampionati botëror që po zhvillohet në Katar.
“Gjelat” vazhduan tutje pasi e mposhtën Poloninë me jo shumë vështirësi duke i mposhtur ata me rezultat solid 3-1.
Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën i mjaftuan skuadrës së Didier Deschamp që ta mposhtin dhe ta eliminojnë Robert Leëandoëskin me shokë.
Një minutë para se të mbyllej pjesa e parë, Olivier Giroud i dha epërsinë Francës 1-0 pas asistimit nga Kylian Mbappe.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të francezëve që vazhduan ta kontrollojnë dhe dominojnë ndeshjen, si rezultat i së cilës erdhi edhe goli i dytë dhe i sigurisë. Realizues ishte Kylian Mbappe pas një kundërsulmi të shpejtë të organizuar nga Ousmane Dembele dhe Olivier Giroud.
Por, Mbappe nuk u mjaftua me kaq po lëshoi edhe një bombë tjetër në minutën e 90’ për 3-0.
Sa për statistika, Robert Lewandowski shënoi golin e nderit në minutat shtesë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 3-1.
Në çerekfinale, Franca do të ballafaqohet me fituesin e ndeshje Angli-Senegal, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:00.