Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Llapit në takimin e shtyrë që i takoi javës së shtatë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
“Portokallezinjtë” triumfuan bindshëm 0:3 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Baraspesha në këtë takim zgjati deri në minutën e 24-të kur Albion Rrahmani kaloi Ballkanin në avantazh.
Po rrjedhte minuta e 56-të kur Armend Thaqi shënoi golin e qetësisë për suharekasit.
Vetëm tre minuta më vonë, Meriton Korenica realizoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.
Ballkani me këtë fitore ka 37 pikë në pozitën e dytë, tani vetëm një më pak se Drita lidere. Llapi është i gjashti me 20 pikë gjithsej.
Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të kampionëve në Ligën e Konferencës.