Gjermanisë i tregojnë anën e saj ‘raciste’, i ndodh e papritura e hidhur

Shumë fotografi të Mesut Ozil u shfaqën në tribunat e stadiumit “Al Bayt” gjatë super ndeshjes së Grupit E mes Spanjës dhe Gjermanisë, e cila përfundoi 1-1, me golat e Morata dhe Fullkrug. Këto foto menjëherë u bënë “virale” në rrjetet sociale për kuriozitetin e ngjallur.

Ky ishte veprimi i shumë tifozëve që zgjodhën ish-përfaqësuesin gjerman për t’I dhënë një përgjigje po aq mediatike formës së protestës që Neuer dhe shokët e tij kishin bërë në fushë, pak para debutimit të tyre në “Katar 2022”.

Gjithçka nisi pas qëndrimit të fortë të kombëtares dhe Federatës Gjermane të Futbollit, të cilët kishin shprehur gatishmërinë për të dalë në fushë me shiritin ylber “One Love”, simbol i luftës në favor të të drejtave të njeriut. Zgjedhje që u kundërshtua nga FIFA, e cila i pengoi kapitenët e kombëtareve të luanin me shiritin e ylberit, duke kërcënuar me pasoja të drejtpërdrejta përmes sanksioneve Disiplinore .

“Ne do të jemi gati të paguajmë gjobën”, – deklaroi Neuer, i cili megjithatë, përballë rrezikut të ndëshkimit me karton të verdhë hoqi dorë nga tentativa. Megjithatë, kjo nuk e pengoi kombëtaren gjermane të kryente protestën e “kyçjes së gojës”, e cila gjithsesi rivendosi në qendër të vëmendjes çështjet e të drejtave të njeriut:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *