Bundesliga gjermane sot (e shtunë) vazhdon me pesë ndeshje të vlefshme për xhiron e 29-të.
Nga ora 15:30 janë në orar katër ndeshje, me Hertha Berlin që takohet me Augsburg, Mainz me Hoffenheim, Schalke me Werder Bremen dhe Wolfsburg me Eintracht Frankufrt.
Ndeshja e fundit e ditës, është ajo mes Bayern Munich dhe Dusseldorf, e planifikuar nga ora 18:30.Në këto përballje, tifozët e futbollit në Kosovë kanë mundësinë të ndjekin dy yjet e ‘Dardanëve’, Milot Rashicën dhe Valon Berishën.
Rashica me Werderin e tij udhëton në ‘Gelsenkirchen’, për sfidën aspak të lehtë kundër Schalkes.Shpresa më e madhe e Werder qëndron se në dy ndeshjet e fundit kanë arritur një fitore dhe një barazim, ndërsa kundërshtarët e tyre në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore, duke u mundur katër herë, e duke arritur një barazim.
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, që është edhe golashënuesi më i mirë i Werder këtë sezon, ka vuajtur për gjetjen e formës më të mirë pas rifillimit të futbollit, teksa në Bundesligë nuk shënon nga 14 dhjetori i vitit të kaluar, por gjeti portën e Manuel Neuer në sfidën kundër Bayern Munich.
E pikërisht Bayern Munich, do të jetë kundërshtar i yllit tjetër të Kosovës, Valon Berishës, që vesh fanellën e Fortuna Dusseldorf.Berisha në fitoren e fundit të Dusseldorf kundër Schalkes u paraqit për 81 minuta, pas kthimit nga lëndimi i pësuar në ndeshjen paraprake.