Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord të ri sot.
Me golin e shënuar ndaj Ganës, Ronaldo bëhet lojtari i pari që shënon në pesë Kupat e Botës.
37 vjeçari hapi serinë e golave për Portugalinë kundër Ganës, pasi në minutën e 65` u tregua i saktë nga penalltia.
Ai u bë lojtari i parë që shënoi në pesë Kupa Botërore në atë që ishte goli i tij i tetë në këtë turne, pasi Portugalia mposhti Ganën 3-2.
Goli i Ronaldos për të thyer rekord vjen në një javë të trazuar për kapitenin e Portugalisë, pasi Man United ia shkëputi kontratën atij, përcjell lajmi.
Por, kjo nuk e pengoi yllin portugez të vazhdojë të thyejë rekorde.