Lazio është duke planifikuar transferimin e dy futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, transmeton Zeri.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se Lazio prej kohësh është duke shprehur interesim për sulmuesin e Fenerbahces dhe e konsideron atë si një alternativë për Luis Suarezin e Real Zaragozas.
26-vjeçari i është bashkuar Fenerbahces në verën e kaluar dhe ka shënuar 13 gola në ligën turke këtë edicion.
Sidoqoftë, pritet një garë e fortë për ish-sulmuesin e Lirisë.
Ndërkohë, gjithashtu raportohet se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dëshiron shërbimet e Vojvodës në rast të largimit të Adm Marusicit.
Vojvoda ka zhvilluar 30 ndeshje këtë edicion me Standard Liegen dhe velrësohet rretj 7 milionë euro nga klubi belg.