ShBA dhe Uellsi ndahen baras

Është regjistruar edhe barazimi i parë në një ndeshje të Kampionatit Botëror 2022.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsi janë ndarë baras 1-1 në ndeshjen e Grupit B të këtij kompeticioni.

Nga një gol u shënua në secilën pjesë. ShBA-të kaluan në epërsi në minutën 36’ dhe realizues ishte Weah.

Kur po mendohej se tre pikët e plota do t’i takonin ShBA-ve, në skenë doli sulmuesi Gareth Bale i cili barazoi rezultatin tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas ndeshjeve të para, grupin B e kryeson Anglia me tre pikë, e pasuar nga ShBA dhe Uellsi me nga një pikë si dhe e fundit është Irani pa pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *