Youssoufa Moukoko është lojtari më i ri i grumbulluar për “Katar 2022”.
Sulmuesi gjerman që vijon të djegë të gjitha etapat, do të mbushë 18 vjeç në ditën e nisjes së Kupës së Botës (të dielën), ndërsa ndeshjen e parë të turneut mund ta luajë në moshën 18 vjeç e 3 ditë.
Por sërish jemi larg rekordit absolut, të cilin Norman Whiteside e mban prej 40 vitesh. Irlandezo-veriori e bëri debutimin në Botëror në moshën 17 vjeç e 41 ditë. Në vend të dytë është një legjendë e futbollit modern: Samuel Eto’o hyri në fushë në ndeshjen Itali-Kamerun të Botërorit “Franca ’98” në moshën 17 vjeç, 3 muaj e 7 ditë.