Kosovë-Armeni, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Armenisë.

Kjo është ndeshja e parë miqësore e “Dardanëve” për muajin nëntor, ku pas tre ditëve do të përballen me Ishujt Faroe, po ashtu në “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Kosova e mposhti Qipron me rezultat të thellë 5:1, kurse Armenia u mposht nga Irlanda me rezultat të ngushtë 3:2.

Në gjashtë ndeshjet e fundit bilanc më të mirë të rezultateve ka Kosova, ku ka regjistruar tre fitore dhe tre humbje, krahas një fitoreje dhe pesë humbjeve të Armenisë.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka grumbulluar lojtarë kryesisht të rinj për ndeshjen e sotme, ku emrat me më shumë eksperiencë që janë ftuar janë Ibrahim Dresevic, Lirim Kastrati dhe Lirim M Kastrati, kurse yjet si Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani nuk janë thirrur.

Po ashtu, edhe trajneri i Armenisë ka grumbulluar lojtarë të rinj në skuadër, ku flitet se gjashtë prej tyre mund ta bëjnë debutimin me kombëtaren sot në Prishtinë.

Formacionet zyrtare:

Kosova:

Armenia:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *