Florent Berisha, mbrojtësi 22 vjeçar nga Kosova po kalon një sezon të mirë personalisht në Luksemburg tek skuadra e tij, FC Etzella Ettelbruck.
Berisha ka luajtur në të gjitha duelet e klubit të tij këtë edicion dhe është ndër lojtarët më të mirë të ekipit.
Ai mund të luajë si mbrojtës qendror, por edhe si mbrojtës i djathtë, teksa është i gjatë 1.85 cm. Në të kaluarën ai ka luajtur edhe tek juniorët në kampionatin gjerman.
Berisha thekson se po punon shumë që të përmirësojë startin e ekipit të tij këtë sezon.
“Kampionati në Luksemburgut për momentin nuk është t’u shku sipas dëshirave, por jam shumë i bindur që kemi me dal prej situatës tani. Unë personalisht kam luajtur çdo ndeshje nga 90 minuta”, tha fillimisht Florent Berisha për ‘GazetaBlic Sport’
Ai poashtu thekson se e ndjekë futbollin kosovar dhe thotë se ka rritje në cilësi.
“Ligën e Kosovës e përcjelli rregullisht. Çdo ditë e më shumë po vërehet se po rritet cilësia. Kombëtaren e përcjelli prej fillimit – sepse gjithmonë ka qenë ëndërr per mu me përfaqësu kombetarën e Kosovës dhe me majt flamurin në zemër”, vazhdoi ai.
Në fund, Berisha shtoi se një ditë do të dëshironte të luante për kombëtaren e Kosovës.
“Nëse një ditë më bëhet një ofertë nga kombëtarja e Kosovës do të ishte një ëndërr e realizuar për mua”, përfundoi ai.