Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Armenisë do të ushtrojnë sot para përballjes së nesërme mes tyre.
Këto dy kombëtare do të ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në miqësoren e parë të “Dardanëve” në muajin nëntor.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar agjendën e sotme të të dyja kombëtareve.
Selektori Alain Giresse do ta mbajë një konferencë për shtyp prej orës 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa prej orës 16:30 “Dardanët” do të stërvitin në stadiumin e kryeqytetit.
Më pas, Kombëtarja e Armenisë do të mbajë konferencë prej orës 17:30, ndërsa stërvitjen do ta mbajë nga ora 18:00, po ashtu në “Fadil Vokrri”.
E gjatë ditës, Kombëtarja e Kosovës do të bëjë vetëm rigjenerim në hotel.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Armenisë do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 18:00.
Më pas, “Dardanët” do ta zhvillojnë edhe një miqësore, të shtunën me Ishujt Faroe, po ashtu në Prishtinë.
Këto dy ndeshje do të jenë mundësi e mirë për selektorin Alain Giresse që t’i provojë disa lojtarë pasi ka ftuar kryesisht lojtarë të rinj.