Lionel Messi ka thënë se qasja e përdorur nga Pep Guardiola në Barcelonë ka përfunduar duke i bërë shumë dëm futbollit.
Sulmuesi argjentinas luajti kohërat më të mira në karrierën e tij, nën drejtimin e Guardiolës te Barcelona, në ata që konsiderohet gjerësisht si klubi më i mirë në histori.
Duke folur gjatë një interviste për programin Movistar ‘Universo Valdano’, ai kujtoi kohën e tij në Barcelonë me Guardiolën dhe Luis Enriquen kur ata ishin trajnerë të tij.
“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit sepse gjithçka që bëmë dukej shumë e thjeshtë dhe të gjithë donin ta kopjonin atë”, tha Messi.
“Pas asaj periudhe unë kam takuar shumë skuadra të stilit të Guardiolës dhe më pas e kuptoni se çfarë bëmë”.
“Pep ka diçka të veçantë për të përgatitur ndeshjet, për t’i parë ato, për t’i analizuar dhe për të komunikuar”.