Gjyqtarit Genc Nuza i është besuar ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë. Lajmi tanimë është konfirmuar edhe nga UEFA.
Kombëtarja shqiptare dhe ajo italiane do të përballen më 16 nëntor nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në kuadër të një ndeshje kontrolluese.
Pas konfirmimit edhe nga UEFA, gjqytari Genc Nuza është shprehur i lumtur që do të jetë gjyqtar kryesor në këtë përballje, duke shtuar se për të është endërr e realizuar për ta përfaqëusuar Kosovën dhe FFK-në në një ndeshje si kjo.
Së bashku me Nuzën në ndarje të drejtësisë do të jenë edhe dyshja tjetër kosovare, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha si ndihmës të tij, shkruan Demokracia.
Postimi i plotë i Genc Nuzës në Facebook:
Të nderuar miq,
Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.
Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij nivieli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje.
Na prift e mbara.