Manchester City dhe Barcelona janë klubet e interesuara për Mikel Artetan.
Sipas gazetarit, Graeme Bailey, klubet në fjalë po monitorojnë nga afër situatën e trajnerit spanjoll.
Man City po planifikon të mbajë Pep Guardiolan, por ai ende nuk e ka rinovuar ende kontratën, e cila skadon pas përfundimit të sezonit.
Nëse Guardiola largohet, atëherë klubi duhet të kërkojë një zëvendësues dhe Arteta është përfshirë në planet e “Qytetarëve”.
Ndërkohë, Barcelona e sheh 40-vjeçarin si opsion për të ardhmen, si një zëvendësues i mundshëm i Xavit.
Por, pavarësisht interesimit nga Barcelona dhe Man City, Arteta besohet se momentalisht është i fokusuar te Arsenali.
Skuadra e drejtuar nga ai prin në tabelë me 37 pikë, me 5 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.
Arsenali gjithashtu ka kaluar edhe fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Mikel Arteta me klubin nga Londra ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.