Arsenali e ka mposhtur me rezultat 0-2 skuadrën e Wolves për të arritur një fitore të madhe para se skuadra të shkojë në pushim 6 javor para nisjes së Botërorit. Martin Odegaard (55’, 75’) është autori i dy golave për Arsenalin duke i siguruar Arsenalin vendin e parë në Premier Ligë deri në Vitin e Ri
Arsenali ka arritur fitore të merituar në Melineux Stadium të Wolverhampton, duke e mposhtur atë me rezultat 0-2.
Ishte një ndeshje që Arsenali dominoi që nga fillimi i ndeshjes.
Arsenali u mundua që do të këtë vështirësi pasi që në minutën e dytë u lëndua Granit Xhaka. Mesfushori kosovar, që përfaqëson Zvicrën si Kombëtare u detyrua që të largohet nga loja në minutën e 16 të ndeshjes shkaku i këtij lëndimi e ku në vend të tij u inkuadrua Fabio Vieira.
Edhe pse Arsenal pati posedimin, gol nuk arriti që të shënoi pjesën e parë. Jesus shënoi një të tillë por ai ishte në pozitë jashtëloje, derisa i njëjti lojtar goditi edhe shtyllën në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Arsenali vazhdoi të sulmonte edhe në pjesën e dytë dhe goli erdhi në 10 minutat e parë të kësaj pjesë.
Gabriel Jesus bëri një pasim të mirë të Fabio Veira i cili arriti që të pasoi për Martin Odegaard që shënoi gol në minutën e 55-të të ndeshjes.
Arsenali vazhdonte të sulmonte por Wolves u ngjallë dhe disa herë rrezikoi portën e Ramsdale.
Por, Arsenali shënon golin e dytë në kohën e duhur.
Pas një tollovie në zonë dhe pasi topi kthehet nga një goditje e pritur tek Odegaar, ky i fundit godet më të majtën e tij për të shënuar gol për rezultat 0-2 në minutën e 75-të.
Pas golit të pësuar ishte Wolves që disa herë rrezikoi portën e Arsenalit, por që kundërzbritjet e liderit të Premier Ligës ishin të rrezikshme dhe Arsenali ka mundur lehtë të shënonte edhe golin e tretë.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali vazhdon të jetë lider në Premier Ligë me 37 pikë, pesë më shumë se Manchester City dhe 7 më shumë së Newcastle United që është në vendin e tretë. Arsenal pas 14 xhirove në Premier Ligë ka 12 fitore një barazim dhe një humbje. Wolves në anën tjetër mbetet në vendin e fundit me 10 pikë dhe nga 15 xhiro të luajtura ka 2 fitore, katër barazime dhe 9 humbje.
Arsenali kthehet me ndeshje në Premier Ligë më 26 dhjetor ku do të luan kundër West Ham në shtëpi, ndërkaq Wolves në të njëjtën datë do të luan kundër Everton si mysafirë.