Shqipëria publikon listën për ndeshjen me Italinë

Edi Reja ka publikuar listën e 27 lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në miqësoret ndaj Italisë (16 nëntor) dhe Armenisë (19), që do të zhvillohen në “Air Albania”.

Trajneri italian ka marrë tre futbollistë nga Superiorja: Eneo Bitrin (Partizanin), Andri Hadrojn (Partizani) dhe Erdenis Gurishtën, kapitenin e Vllaznisë.

Në Kombëtare rikthehen Berat Gjimshiti dhe Keidi Bare, të cilët kanë kaluar dëmtimet. Reja ka ftuar katër sulmues, repart ku përveç Brojës dhe Uzunit, do të jenë edhe Kristal Abazaj (176 minuta aktivizim me Istanbulsporin në Superligën turke) dhe Ernest Muçi, autor i tre golave dhe katër asisteve me Legian e Varshavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *