Interi ka shënuar fitore të thellë 6:1 në ndeshjen kundër Bolognas në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.
“Nerazzurrët” u gjendën në disavantazh pas 22 minutave lojë me golin e Lykogiannis.
Shifrat u barazuan shpejtë. Edin Dzeko me supergol barazoi rezultatin katër minuta më vonë. Dimarco shënoi për 3:1 në minutën e 36-të.
Për epilogun e pjesës së parë 4:1 u përkujdes Martinez tre minuta para fundit të kohës së rregullt.
Dimarco u regjistrua edhe njëherë në listën e realizatorëve në minutën e 48-të. 11 minuta më vonë Çalhanoglu dërgoi topin në rrjetë për herë të pestë për Interin.
Rezultatin final e vendosi Gosens në minutën e 76-të.
Interi me këtë fitore është ngritur në pozitën e katërt me 27 pikë. Bologna ka 16 pikë dhe pozicionohet në vendin e 13-të.