E fundit, Mane humb Botërorin “Katar 2022”

Sipas raportimeve të fundit, ylli i Senegalit, Sadio Mane si duket e ka humbur Kampionatin Botëror “Katar 2022” pasi që u largua nga përballja e Bayern Munich kundër Werder Bremenit për shkak të një lëndimi në muskul.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit u zëvendësua pas 20 minutave lojë në fitoren 6:1 të Bayernit kundër Werder Bremenit, kështu duke pësuar lëndim vetëm dy javë para se të filloj Botërori “Katar 2022”,.

Sipas “L’Equipe”, Mane nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Senegalit si pasojë e këtij lëndimi, ku kjo paraqet një goditje të madhe për shtetin e tij, i cili po përgatitet për ndeshjet e fazës së grupeve kundër Holandës, Ekuadorit dhe Katarit.

Mane besohet se ka pësuar një lëndim në muskul, dhe do të mbetet jashtë fushave për javë të tëra, gjë kjo që është një problem serioz për trajnerin e Senegalit, Aliou Cisse pak ditë para se ky i fundit të bëjë zyrtare listën e lojtarëve të grumbulluar në këtë Botëror.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann pas ndeshjes kundër Werder Bremenit tha se Manes do t’i duhet një skanim për ta zbuluar shkallën e lëndimit, ndërsa shpresoi se nuk është ndonjë gjë serioze.

Mungesa e Manes do të vërehet tej mase në kampin e Senegalit, ku ylli i Bayernit ka arritur të bëjë 93 paraqitje për vendin e tij dhe ka shënuar 34 gola.

Ai udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Kupën e Kombeve Afrikane të këtij viti, pasi ata mposhtën Egjiptin me penallti në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *