Përzgjedhësi i Kombëtares së Brazilit, Tite, e ka lënë sulmuesin Firmino jashtë listës së futbollistëve që do të jenë në Kupën e Botës, ndërsa anëtari i Liverpoolit ka thënë se diçka të tillë nuk e kishte imagjinuar.
Firmino, i cili ka 55 paraqitje për Brazilin, u la jashtë pasi Tite preferoi më të rinjtë: Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli, Antony dhe Raphinha.
Kuptohet që 31-vjeçarit i është thyer zemra, megjithatë, falënderoi fansat që e kanë mbështetur.
“Kupa e Botës është një ëndërr për çdo lojtar dhe me mua nuk do të ishte ndryshe. Dje gjërat nuk shkuan ashtu siç e imagjinoja apo ëndërroja për jetën time, por kthej kokën pas dhe i jam mirënjohës Zotit që më ka dhënë mundësinë ta jetoj një ëndërr”, shkruan Firmino.
Pavarësisht se ka shënuar shtatë gola për kombëtaren e tij, duke përfshirë një gol kundër Meksikës në Kupën e Botës 2018, duket se Tite u beson më shumë të rinjve se lojtarëve me përvojë, duke përzgjedhur një grup prej nëntë sulmuesish me Neymar që është lojtari i vetëm në atë grup mbi 25 vjeç.