Të Kuqtë kaluan herët në epërsi nëpërmjet Virgil van Dijk (14’).
Në vazhdim, vendasit shënuan edhe golin e dytë por që u anulua me VAR.
Ndërkohë minutat e fundit, dominimi i takoi Djajve të Kuq që gjithsesi nuk arritën të shënonin golin e barazimit.
Në minutat e fundit, Mohamed Salah (90+3’) vulosi rezultatin përfundimtar pas një kundërsulmi.
Liverpool tashmë shkon në kuotën e 64 pikëve, 16 më shumë se Manchester City në vendin e dytë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skuadra e Solskjaer tubon 34 pikë në pozitën e pestë.