Nuk kanë të ndalur medaljet për Kosovën në arenën ndërkombëtare në sportin e xhudos, ku sot Loriana Kuka fitoi të bronztën në Baku të Azerbajxhanit.
Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Slam Baku që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Ippon xhudisten gjermane, Teresa Zenker.
Kuka vazhdoi me fitore edhe në çerkefinale, ku e mposhti me dy Wazaari për Ippon xhudisten nga Holanda, Guusje Steenhuis.
Kuka u ndal në gjysmëfinale të kësaj gare, ku u mposht nga holandezja tjetër, Natascha Ausma.
Në garën për medaljen e bronztë, Kuka e mposhti britanezen, Emma Reid.