Loriana Kuka ka arritur që të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare në raundin e dytë e eliminoi me IPPON gjermanen Teresa Zenker.
Ajo garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në çerekfinale, Kuka do të ketë përball xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.
Rikujtojmë që raundin e parë, Loriana e kaloi pa luftë.