Napoli po vazhdon me formën e lartë këtë sezon, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e 11-të radhazi në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti gjithashtu vazhdon të jetë e vetmja pa humbje këtë sezon.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, napolitanët shënuan fitore me përmbysje në udhëtim kundër Atalantas.
Ademola Lookman kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e 19-të, pasi shënoi nga pika e bardhë.
Victor Osimhen barazoi së pari shifrat në minutën e 23-të, teksa Elif Elmas e shënoi golin e fitores në minutën e 35-të.
Napoli pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë.
Atalanta është e dyta me 27 pikë.