Mërgim Berisha shënoi një prej golave më të shpejtë në humbjen e Augsburgut ndaj Frankfurtit

Augsburg pësoi humbje nga Eintracht Frankfurti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesligë.

Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “WWK Arena” përfundoi me rezultatin 1:2.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha, vetëm pas 30 sekondave lojë.

Për Berishën ishte ky goli i tretë për këtë sezon në elitën e futbolit gjerman, krahas katër asistimeve.

Ndryshe, Augsburgu ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë me 14 pikë, kurse Frankfurti është i pesti me 23 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *