Mbrojtësi i klubit të Bundesliagas me leukemi, tërhiqet në moshën 19-vjeçare

Hubert Mbuyi-Muamba është 19 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe në verën e vitit 2021 u transferua nga PSG te Hoffenheim.

Lojtari me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos, ka rezultuar me leucemi, sëmundje që e ka detyruar të tërhiqet nga futbolli aktiv.

Lajm i dhimbshëm është dhënë nga klubi i Hoffenheim në një postim në faqen zyrtare të klubit të Bundesligës, aty ku lexohet: “Jemi të gjithë me ty! Lojtari i ekipit U23, Hubert Mbuyi-Muamba, mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga leukemia.

Ai ka shkuar në Francë për t’u kuruar. Të urojmë shumë forcë, Hubert”, shkruan klubi gjerman, ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet inkurajuese për lojtarin e ri, i cili ka nisur kurat me shpresën dhe besimin se do e fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *