“Formacion i frikshëm” – Kjo është 11-shja më e vlefshme e Europa League, Ronaldo mbetet jashtë

Europa League do të jetë mjaft kompetitive këtë edicion.

Me skuadra që tashmë kanë rënë nga Champions League si: Barcelona, Juventus e Atletico Madrid dhe skuadra që ishin pjesë si Arsenal dhe Manchester United, spektakli do të jetë i garantuar në “Europa League”.

Mediat e huaja kanë listuar disa nga yjet me vlerë të madhe që do luajnë në këtë kompeticion.

Kjo është 11’shja më e vlefshme e Europa League.

Portier: Marc-Andre ter Stegen (Barcelona, €30m).

Mbrojtës: Diogo Dalot (Man Utd, €32m), Ronald Araujo, (Barcelona, €60m), Joules Kounde (Barcelona, €60m), Oleksandr Zinchenko (Arsenal, €32mln).

Mesfushorë: Pedri (Barcelona €90m), Gavi (Barcelona, €70m), Antony (Man Utd, €75m), Bruno Fernandes (Man United, €75m).

Sulmues: Saka (Arsenal, €90m), Dusan Vlahovic (Juventus, €85mln).

Cristiano Ronaldo nuk bën pjesë në 11-shen duke pasur parasysh se vlera e tij e transferimit ka rënë në 20 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Federico Chiesa (65 milionë euro), Paul Pogba (48 milionë euro), Tammy Abraham (50 milionë euro) dhe Lorenzo Pellegrini (45 milionë euro) janë ndër lojtarët më të vlerësuar në Ligën e Europës, megjithëse nuk bëjnë pjesë në 11-shen më të vlefshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *